PUDER FENUGREEK (PUDER METHI)
  • PUDER FENUGREEK (PUDER METHI)
  • null

PUDER FENUGREEK PER ZGJATJEN E FLOKEVE (PUDER METHI)

Pluhur methi nga Hemani cudiberes
Konsiderohet si insulina natyrale qe ul sasine e sheqerit ne gjak
Perdoret per problemet kardiovaskulare, artritin, astmen, per te permiresuar tretjen, per te rritur libidon dhe potencen mashkullore
Perdoret per trajtimin e zbokthit dhe zgjatjen e flokeve

  • Transport i shpejtë brenda 2-3 Ditëve Transport i shpejtë brenda 2-3 Ditëve
  • Paguaj në Dorëzim Paguaj në Dorëzim
1 050 Lek
me TVSH
Disponueshmëria Ka Gjendje Sasia:
Jep Oferten Tende

Ky artikull së fundmi është shtuar në shportë më: 06/08/2019

FENUGREEK I BLUAR, INSULINA NATYRALE QË UL SHEQERIN NË GJAK SASIA: 200 gr Galactomannan, përbërësi që gjendet në pluhurin Fenugreek, është në gjendje të ngadalësojë thithjen e sheqerit në gjak. Vetitë e tjera kuruese të erëzës-ilaç, që mund ta gjeni pranë TEAMRA HERBAL. Fenugreek është shumë e njohur si erëz dhe mjaft e përdorur në kuzhinë, kozmetikë dhe mjekësi. Në Shqipëri njihet ndryshe si Kopra greke ose e egër, në disa zona si makthi, etj., në varësi të dialekteve. Fara Fenugreek, që në rrjetin e dyqaneve bimore TEAMRA HERBALS mund ta gjeni në versionin pluhur me çmim tejet ekonomik, në fakt është një ilaç i vërtetë. Në vijim do t’ju njohim me një listë të gjatë sëmundjesh se çfarë kuron pluhuri fenugreek, por më së shumti do të ndalemi te diabeti, pasi zbulimet e fundit shkencore e kanë lartësuar si erëza që “qetëson” insulinën. Pluhuri fenugreek përmban proteina, vitaminë C, niacin, kalcium dhe diosgenin (e cila eshte nje kompleks qe ka veti te ngjashme me estrogjenin). Pikërisht per shkak te permbajtjes me diosgjenin, ky pluhur eshte zbuluar se minimizon simptomat e dhimbshme dhe të sikletshme të menopauzes tek grate. Ndërkaq, ky pluhur eshte perdorur gjeresisht per te kuruar: problemet kardiovaskulare, artritin, astmën, per te permiresuar tretjen, per te mbajtur nje metabolizem te shendetshem, per te rritur libidon dhe potencen mashkullore, për probleme të lekures (plage, skuqje de irritim), dhimbjet e fytit etj. Fenugreek gjithashtu njihet per perdorimin e tij per trajtimin e çrregullimeve riprodhuese, per trajtimin e çrregullimeve hormonale, per te ndihmuar me shtimin e qumështit (tek nenat me femije ne gji), dhe per te zvogeluar dhimbjet menstruale. Studimet e fundit shkencore kane treguar se pluhuri Fenugreek ndihmon ne uljen e nivelit te sheqerit ne gjak, dhe në uljen e nivelit e kolesterolit gjithashtu. Sipas hulumtimeve direkt në pacientë me nivele të larta yndyrnash, është arritur në përfundimin se pluhuri Fenugreek është i efektshëm në reduktimin e kolesterolit dhe triglicerideve, pa ulur sasinë e dobishme të lipoproteins (HPL) në trup (sepse rritja e nivelit të kësaj proteine në trup apo e yndyrnave të këqija çojnë në sëmundje të tilla si ataku i zemrës apo aterio-skleroza, pra bllokimi i enëve të gjakut me yndyrna). Pluhuri Fenugreek është i pasur me përbërësin glalactomannan, që ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mban nën kontroll presionin e gjakut. INSULINA NATYRALE PËR DIABETIN Njerëzit diabetik mund të përfitojnë shumë nga pluhuri fenugreek, pasi konsiderohet si një insulinë natyrale. Galactomannan është përbërësi që gjendet në këtë pluhur që merret nga farat e erëzës, i cili është në gjendje që të ngadalësojë thithjen e sheqerit në gjakun tonë dhe siç e thamë pak më lart, ndihmon shumë kundër sëmundjeve të zemrës. Përveç kësaj, pluhuri fenugreek përfshin pothuajse të gjitha aminoacidet esenciale, që mund të stimulojnë prodhimin e insulinës. Më specifikisht, përmban Isoleucinë, aminoacid-hidroksi (4-hydroxyisoleucine), që lehtëson sekretimin e insulinës në pancreas, për kontrollin e sheqerit. Sipas një studimi shkencor direkt në pacientë diabetikë, atyre u është dhënë pluhur Fenugreek për dhjetë ditë. Pacientët kanë shfaqur reduktim të ndjeshëm në të dyja llojet e diabetit, Tip 1 dhe 2. U vu re se përmbajtja e fibrave në Fenugreek, gjithashtu kontrolloi “mpiksjen” e sheqerit në gjak dhe përmirësoi tepricën e glukozës. Siç e cekëm më lart, aminoacidi që kjo bimë përmban, hydroxyisoleucine, stimulon prodhimin e insulinës, prandaj, rekomandohet të konsumohet një lugë kafe pluhur fenugreek, dy herë në ditë për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Mund të spërkaten ushqimet me të, ose të pihet në formë çaji.
PLUHURI FENUGREEK SI LAKSATIV Pluhuri Fenugreek, kur konsumohet, çliron një sekrecion në trupin e njeriut, i cili krijon një efekt qetësues në organet e tretjes. Ky sekrecion formon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe tek zorrët, i cili çon në uljen e inflamacionit të stomakut. Sasitë e larta të fibrave në pluhurin Fenugreek mund të jenë të dobishme për të trajtuar kapsllëkun dhe probleme të tjera të tretjes, pasi shërben si laksativ natyral. Ato stimulojnë lëvizjen e zorrëve dhe ndihmojnë në një tretje të qetë. Këshillohet të përdoret: 1- Një lugë çaji ose gjelle (në varësi të peshës) pluhur Fenugreek, të përzier me qumësht me yndyrë, për të kuruar kapsllëkun. 2- Një lugë çaji pluhur Fenugreek në ushqimin tuaj, mund të jetë një ndihmesë efektive për refluksin dhe urthin.
PLUHURI FENUGREEK, NJË ESTROGJEN I NATYRËS
1. Kjo erëz përmban fito-estrogjen, i cili nxit prodhimin e qumështit te nënat. Disa studiues kanë arritur në përfundimin se Fenugreek mund të rrisë prodhimin e qumështit me mbi 500% brenda 72 orëve, në rast se konsumohet çdo ditë, por në sasi të vogla, p.sh. gjysëm luge çaji me pluhur! Në rast se keni mbiprodhim qumështi, rekomandohet që të ndërpritet. 2. Ky pluhur është gjithashtu i njohur mirë për të nxitur hapjen e qafës së mitrës, e cila ndihmon për të përshpejtuar dhe lehtësuar lindjen. Megjithatë, gratë shtatzëna duhet ta përdorin vetëm pas konsultimit me mjekët e tyre gjatë pritjes së lindjes, ose gjatë një lindjeje të vështirë.
3. Estrogjeni si bazë e farës Fenugreek është shumë efektiv në trajtimin e simptomave të menopauzës si pagjumësi dhe ankth. Për ta përdorur si ilaç në këto raste, veproni kështu: Shtoni 1 lugë çaji pluhur Fenugreek në një gotë me ujë, përziejeni mirë dhe pijeni. Konsumojeni këtë përzierje në mënyrë të përditshme, për të larguar simptomat e menopauses, të cilat shpesh neglizhohen.
FLOKË QË JU BIEN DHE NUK RRITEN? PLUHUR-PASTA QË JU RIGJENERON Flokë të gjatë, të dendur dhe të shndritshëm janë një dëshirë e shumë femrave. Rënia e flokëve lidhet kryesisht me mangësi në ushqyerje, me ç'ekuilibrin hormonal, stresin, përdorimin e pajisjeve elektrike, shkaqe gjenetike dhe për arsye të tjera. Por, nëse keni pluhur Fenugreek, mos u shqetësoni. Duke përdorur recetën e mëposhtme, ju paralelisht mund të rrisni flokët tuaj shumë shpejt, të stimuloni daljen e fijeve të reja, si dhe të zhdukni zbokthin… Sepse pluhuri Fenugreek përmban lecitin, një komponent që forcon flokët tuaj. PËRBËRËSIT: 1 filxhan kafe pluhur Fenugreek, Vaj Kokosi (ose vaj ulliri) dhe Ujë. PËRGATITJA: Hidhni në një tas qelqi filxhanin me pluhur Fenugreek dhe hidhni ujë, deri sa të shihni se keni formuar një pastë të trashë. Aplikoni fillimisht mbi flokë pak vaj Kokosi dhe më pas aplikoni edhe pastën me pluhur Fenugreek. Lërini të veprojnë për rreth 1 orë dhe më pas lajini flokët si zakonisht. Përsëriteni këtë maskë 2 ose 3 herë në javë.

produkti161
4 Artikuj

Transporti

QyteteTarifaKoha
Tirana 240 Lekë Brenda 48 Orëve
Rrethinat e Tiranës 240 Lekë Brenda 48 Orëve
Durrës 340 Lekë Brenda 2-3 Ditëve
Qytete të Tjera 340 Lekë Brenda 3-4 Ditëve
Kosovë 6 Euro Brenda 5-7 Ditëve

Vlerësime

Shkruani komentin tuaj

Shkruani komentin tuaj

16 produkte të tjera në të njëjtën kategori: